Lajme

Kapet me armë zjarri në makinë dhe municion luftarak, arrestohet 20 vjeçari kosovar në Tiranë

10/22/2023 16:39
nga:G B

Një 20 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.

Lis Bekaj u kap në flagrancë në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” pasi një mjetin tip BMW që drejonte iu gjetën dy armë zjarri pistoleta, me krehër e municion luftarak.

Sipas policisë, ai i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.