Lajme

Kapet jahti me 2.5 ton marihuanë në Spanjë, arrestohet një shqiptar

06/05/2021 19:20
nga:M K

Rreth 2.5 ton marihuanë janë sekuestruar në Spanjë në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante.

Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.

Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan gjashtë trafikantë, pesë spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.

Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua marihuana.

Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia.

LEXO EDHE:

Sveçla pas operacionit ‘Emigranti’: Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar krimin e organizuar