Lajme

Kapet i dyshuari për therjen me thikë në Skenderaj, çka gjeti policia në vendin e ngjarjes?

06/06/2025 10:28
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi në Skenderaj, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pjesë e pushkës së gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.

Rasti është në hetime.