Lajme

Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh në Prishtinë

05/22/2025 11:07
nga:Y I

Një aksion i policisë që u zhvillua mbrëmë në kryeqytet, solli arrestimin e dy personave.

Në këtë operacion u kap mbi gjysmë kilogramë drogë e llojit heroinë, e cila thuhet se ka vlerën e 12 mijë eurove.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro. Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale”, thuhet në njoftim.