Lajme

Kapet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut, arrestohet një burrë në Obiliq

12/29/2023 09:26
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq, meqë i njëjti është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK’ut.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar.

“VJEDHJE – Obiliq / 28.12.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.