Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kosovës pasi që të njëjtit kanë qenë duke kontrabanduar shtetas të Sirisë.
Siç bënë të ditur policia, dy persona kanë qenë duke i bartur 23 shtetas sirianë në automjetin e tyre, kombi.
Njësiti policor gjatë kontrollit e ka ndaluar automjetin dhe ka gjetur shtetasit sirianë, me të cilit pastaj është marrë njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit.
Dy të dyshuarit të cilët kishin qenë duke kontrabanduar sirianët, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës të së premtes, rreth orës 00:30 në Komoran të Komunës së Drenasit.
Lëndohet një person dhe digjen katër krerë lopë si pasojë e një zjarri në Deçan