Sporti

Kaosi në ndeshjen Nice-Marseille, Ligue 1 e dënon rëndë fizioterapeutin e OM

09/09/2021 18:10
nga:Lorik J

Ndeshja në gusht mes Marseille dhe Nice u ndërpre pasi tifozët vendas dolën në fushë dhe u përleshën me lojtarët dhe stafin e OM.

Fizioterapeuti i Marseille, Pablo Fernandez do të pezullohet për të gjithë sezonin 2021-22 për shkak se ishte përleshur me një fans të Nice, përcjell GazetaBlic Sport.

Kaosi i madh mes lojtarëve dhe tifozëve, u nxit kur Payet riktheu një shishe me forcë tek tifozët.

Fernandez hyri në fushë dhe goditi më pas me forcë një tifoz vendas, me ç’rast tani edhe ka marrë denimin prej 9 muajsh nga Ligue 1.

/GazetaBlic Sport