Vizita e Lionel Messit në Kolkata u shndërrua në kaos, duke shkaktuar reagime të forta nga autoritetet dhe tifozët.
Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, i kërkoi ndjesë publike yllit argjentinas pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Salt Lake.
Mamata Banerjee u shpreh:
“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e tronditur nga keqmenaxhimi që u pa sot në stadiumin Salt Lake.”
Sipas raportimeve, tifozët indianë shpërthyen në zemërim pasi mësuan se kontakti i Messi-t me publikun do të ishte shumë i shkurtër. Plani i organizatorëve parashikonte vetëm një përshëndetje simbolike, një takim me disa persona dhe më pas largimin e tij, gjë që solli konfuzion dhe trazira në ambientet e stadiumit.
Situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia e Kolkata-s arrestoi organizatorin kryesor të eventit pas një ankese zyrtare, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur përgjegjësitë e keqmenaxhimit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me tifozë të zhgënjyer që kritikojnë organizimin dhe me thirrje që vizita e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të ishte trajtuar me më shumë seriozitet dhe respekt.


