Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë është kthyer në një kaos të vërtete, pas shiut që ka rënë dje dhe sot, si dhe punimeve që janë duke u kryer në këtë pjesë të kryeqytetit.
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet janë revoltuar me situatën e krijuar në lagjen e tyre ku pas reshjeve të shiut, po kanë shumë probleme në komunikacion.
Banorët e lagjes kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme (e premte), pas reshjeve të shiut janë shkaktuar dëme të shumta, si dhe kundërmim nga kanalizimi.
Ndërsa është bërë e ditur se banorët e kësaj lagje do të takohen me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për t’ia bërë të qartë shqetësimet.





