Lajme

Kaos në New York, pas reshjeve të dendura paralajmërohen përmbytje

09/30/2023 09:31
nga:Y I

Përmbytje masive janë shkaktuar në New York, si pasojë e shirave të dendur.

Sipas CNN, si pasojë e shirave të dendur ka pasur probleme me sistemin e kanalizimeve dhe për pasojë janë përmbytur rrugët, shkollat, metro, në qytetin më të populluar të vendit.

Reshje shiu rekord janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut, gati 8 inç të cilat nuk ishin parë që nga viti 1948.

Në fotot e publikuara shihet se si qytetarët ecnin në rrugët e përmbytura, ndërsa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Long Island dhe Luginën Hudson.

Sakaq i është bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të kushteve të rrezikshme.

Po ashtu është dhënë alarmi për përmbytje në disa qytete si Nju Xhersi dhe në jug të Nju Jorkut pasi si pasojë e reshjeve të dendura, lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati.