Sporti

Kaos në NBA, James goditi bërryl në fytyrë lojtarin e Detroit, ky i fundit “çmendet” dhe e ndjek në palestër

11/22/2021 09:47
nga:Lorik J

Përballja e mbrëmshme (sipas kohës tonë lokale) mes Los Angeles Lakers dhe Detroit Pistons nuk ka kaluar pa incidente.

LeBron James dhe Isaiah Stewart patën një përplasje të ashpër gjatë zhvillimit të përballjes.

Ylli i Lakers ishte në rreshtimin e goditjes së dënimit nga një bashkëlojtar, derisa ndodhi përplasja me anëtarin e Pistons.

Fillimisht përplasja mes dyshes ishte e qetë, por fjalori i përdorur mes dyshes i eskaloi gjërat.

Duket se James ka goditur Steëartit me bërryl, duke i shkaktuar të qarë në fytyrë dhe gjaku filloi ta mbulonte fytyrën e këtij të fundit.

Natyrisht se u dashtë të ndërhynin bashkëlojtarët dhe pjesa tjetër e stafit për t’i qetësuar gjërat. /Telegrafi