Skena të pabesueshme u zhvilluan në stadiumin “Jassim bin Hamad” pas përfundimit të ndeshjes Katar – Emiratet e Bashkuara Arabe për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Fitorja 2-1 e ekipit vendas shkaktoi tension të madh në tribuna, duke çuar në incidente dhe imazhe turpi.
Sipas videove dhe dëshmive që qarkullojnë në mediat sociale, disa lojtarë të Katarit duket se provokuan tifozët e Emirateve pas fishkëllimës së fundit. Reagimet ishin të menjëhershme dhe… ekstreme: tifozët e organizuar filluan të hidhnin objekte në fushë – por jo shishet e zakonshme.
Artikuj të shtrenjtë si iPhone, çelësa makinash dhe aksesorë të shtrenjtë u “hodhën” nga tribunat, duke shkaktuar tronditje te lojtarët dhe forcat e sigurisë që ndërhynë menjëherë për të parandaluar më të keqen.


