Sporti

Kaos në derbin e Arsenalit dhe Cityt, Guardiola: Nuk dua të them se çfarë ka ndodhur

10/09/2023 09:27
nga:Lorik J

Arsenal ka mposhtur 1:0 Manchester Cityn në derbin e xhiros së tetë të Premierligës me golin e Gabriel Martinelli.

Në fund të ndeshjes, lojtarët e Cityt, Kyle Walker dhe Erling Haaland, u përplasën me një anëtar të stafit të Arsenalit, Nicolas Jover.

Gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes, Walker filloi një diskutim me Joverin dhe së shpejti Haaland u bashkua në njërën anë dhe zyrtarë të shumtë të Arsenalit në anën tjetër.

Situata u qetësua shpejt. Jover ka punuar te City nga viti 2019 deri në vitin 2021, ndërsa dy vitet e fundit i ka kaluar te Arsenali.

/GazetaBlic Sport