Showtime

Kanye West në një lidhje dashurie?

12/16/2021 18:22
nga:Donika Fetahu

Edhe pse deklaroi publikisht se dëshironte prap ti kthejej Kim Kardashian E News zbuloi se “Ye” West dhe Vinetria janë parë së fundmi “disa herë”.

Reperi ka nxitur thashethemet për romancë me modelen 22-vjeçare në fillim të muajit nëntor, kur ata u panë së bashku në një lojë basketbolli në. Një burim tregon për E! News se ata nuk janë “ekskluzivisht në takime” por janë “duke qëndruar jashtë”. Duket se ata nuk do të bëjnë diçka “zyrtare” për lidhjen e tyre ose çdo gjë që kanë dyshja mes vete, përcjell GazetaBlic.

“Kanye është ende duke u shoqëruar me modelen Vinetria, pavarësisht se po përpiqet të rifitojë Kim, Kanye e pëlqen shoqërinë e Vinetria dhe ka vazhduar ta sjellë atë në grupin e miqve të tij. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e tij disa herë në muajin e fundit dhe ka qenë e ftuar në disa raste me të”, ka treguar burimi për E News.

Burimi gjithashtu ka theksuar se dyshja po shoqërohen mjaftë shumë me njëri tjetrin, dhe kjo gjë rezulton të jetë si një lloj shpërqëndrimi i Kanye-së, i cili kohëve të fundit po tenton të rikthej Kim Kardashian në jetën e tij.

Që prej paraqitjes së kërkesës për divorc në muajin shkurt, Kim e ka bërë të qartë se ajo është larguar nga reperi Kanye West.