Showtime

Kanye West dhe Drake pajtohen pas 12 vitesh

11/17/2021 12:13
nga:Genita C

Kanye West dhe Drake i kanë dhënë fund zënkave prej 12 vitesh. Dy reperët kanë pozuar së bashku dhe fotografinë e ka postuar në Instagram West. Ata shfaqen duke pozuar edhe në shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët, J. Prince.

Në fillim të këtij viti, West i kishte dhënë mundësi për të bërë paqe Drake, si dhe e ftoi të bëhet pjesë e koncertit të tij të ardhshëm në Los Angeles, që mbahet më 9 dhjetor.

Ky show ka për qëllim të bëjë thirrje për lirimin e Larry Hooverit, i cili aktualisht është duke i vuajtur gjashtë dënime të përjetshme në burg, nën akuzat e përfshirjes në grupe gangsterësh.

Djali i Hooverit i kishte kërkuar yllit kanadez të muzikës, Drake, që ta pranojë ftesën e reperit Ye dhe kërkesën e tij për paqe mes tyre, duke thënë se “Drake është një lider i vërtetë dhe liderët marrin vendime të cilat edhe njerëzit e tjerë i ndjekin”.