Showtime

Kanye shfaqet me modelen që ka ngjashmëri të frikshme me Kim!

02/08/2022 17:54
nga:G C

Pas grindjes publike dhe akuzave që hodhi për Kim Kardashian, Kanye nuk ndalet së provokuari.

Reperi së fundmi është fotografuar me modelen Chaney Jones në një darkë në Malibu.

Prezenca e modeles që ka ngjashmëri të frikshme duket se nuk ishte e rastësishme, pasi Kanye deshi të hutojë paparazzit dhe mediat.

Nga larg dyshja duket sikur janë Kanye me Kim dhe duket se ky ka qenë qëllimi.

Ajo kishte veshur një kostum të plotë të zi i cili ngjasonte shumë me atë çka Kim Kardashian veshi në “People’s Choice Awards” në dhjetor të 2021.