Lajme

Kanuni detyron nipin t’i paguajë 45 mijë euro dajës, prokuroria e cilëson si detyrim

05/09/2022 20:27
nga:G B

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Malishevë.

Atje nipi nga Bubaveci po dyshohet se ka pasur një lidhje me gruan e dajës nga Caralluka derisa ishte duke i rregulluar shtëpinë para pesë viteve.

Për këtë pleqnarët e Carallukës po dyshohet se e gjobitën nipin me 45 mijë euro si dëmshpërblim.

Familja nga Caralluka nuk komentuan rastin kur ekipi i Klan Kosova i vizitoi të hënën, ndërsa nipi i tyre nuk pohoi as mohoi se i është shqiptuar ndëshkimi, por tha se rasti iu montua.