Lajme

Kantozi: Izraeli po lufton për ekzistencë

11/10/2023 18:25
nga:N K

David Kantozi, anëtar i komunitetit hebraik-shqiptar në Izrael, ka thënë se 9,000 raketa janë hedhur në territorin e këtij shteti që nga nisja e konfliktit me Hamasin.

Sipas tij, vetëm sot u gjuajtën nëntë të tilla, derisa atë që po ndodhë e ka quajtur krim të tmerrshëm.

“Izraeli është duke bërë luftë për ekzistencë, është luftë në mes të errësirës dhe civilizimit”, është shprehur Kantozi.

Ai ka vazhduar se Izraeli ishte i detyruar që të mbrohej.

“Sa i përket spitaleve kjo është zbardhur që nuk ishte qëlluar nga Izraeli por nga grupi i Xhihadit. Në afërsi të spitaleve ka sulme, por jo në spitale”.