kante
Sporti

Kante pranë lamtumirës, francezi dëshiron gjigantët e Spanjës

02/12/2023 08:29
nga:Lorik J

N’Golo Kante thuhet se ka refuzuar rinovimin me klubin e Chelsea dhe në përfundim të sezonit ai do të largohet me parametra zero.

Juventus është një nga të interesuarit kryesorë të mesfushorit francez, i cili nuk ka luajtur për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar.

Megjithatë, sipas “Standard”, Kante është duke pritur interesimin e Barcelonës, pasi ai dëshiron të transferohet atje. Si fillim, Barcelona duhet të shikojë mundësinë e largimit të Kessie nga klubi katalanas, e më pas të tentojë një operacion efektiv për Kante.