Pasi ka forcuar mesfushën me Vitinha dhe Renato Sanches, Paris Saint-Germain mund të ketë ende një transferim të madh përpara se të mbyllet merkato: N’Golo Kante.
Sipas britanikes The Times, kampioni francez ka qenë i vëmendshëm ndaj situatës së mesfushorit, i cili përfundon kontratën me Chelsean në vitin 2023, pa u folur për rinovim, përcjell GazetaBlic Sport.
Kante, në Londër që prej vitit 2016, është vënë në dukje vitet e fundit si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por problemet fizike muajt e fundit i kanë hequr një pjesë të rëndësisë.
Për pjesën tjetër, interesimi i PSG-së për mesfushorin nuk është i ri, parisienët tentuan ta transferojnë në vitin 2018, por francezi preferoi të rinovonte kontratën me blutë.
/GazetaBlic Sport/


