N’Golo Kante është transferimi i radhës nga skuadra e Fenerbahces.
Mbrëmë vonë, klubi saudit konfirmoi lajmin për largimin e ish-lojtarit të Leicesterit në një postim në rrjetet e tyre sociale. Klubi ka rënë dakord të shesë pjesën e mbetur të kontratës së N’Golo Kante, transmeton GazetaBlic Sport.
Lojtari francez do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij, pak para Kupës së Botës 2026, në të cilin ka një shans të madh për të marrë pjesë.
Sipas raportimeve të fundit, Youssef En-Nesyri do të të largohet për në Arabinë Saudite pasi i ka dhënë fund kontratës me gjigantët turq. Kështu, saga përfundon me një fund të lumtur për të gjitha palët.
Kante pritet të jetë sonte në ora 21:00 në aeroportin e Stambollit.
/GazetaBlic Sport/


