kante
Sporti

Kante: “Është herët të flitet për Topin e Artë”

06/06/2021 18:25
nga:E K

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante ka folur për mundësinë që ai të fitojë Topin e Artë për këtë edicion.

Mesfushori francez u shpall lojtari i ndeshjes në duelin e finales së Ligës së Kampionëve, ku pati një paraqitje fenomenale që bëri të gjithë të flasin për mundësinë që ai të jetë fituesi i këtij viti i Topit të Artë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kante ka folur për media rreth kësaj mundësie dhe ka thënë se është herët të flitet për këtë temë.

“Unë mendoj se është shumë herët për të folur në lidhje me të. Jemi në mes të vitit, ka ende gjashtë muaj deri në fund. Është ende herët të thuash tani që unë e meritoj atë”, tha Kante.

Më pas ai foli edhe për të ardhmen e tij, dhe tha se ka kaluar 5 vite të mrekullueshme te Chelsea dhe se do ishte i lumtur të vazhdonte të luante për skuadrën londineze.

“Unë luaj te Chelsea për pesë vite, kam pasur shumë kohë të mira dhe shpresoj të vazhdoj të kem shumë më tepër në Stamford Bridge”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/