Lajme

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një i mitur në Obiliq

05/07/2024 08:56
nga:Y I

Të hënën në Obiliq është arrestuar një i mitur pasi i njëjti kishte kanosur dhe penguar një zyrtar policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.