Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njejti ka kanosur disa zyrtarë policorë, raporton GazetaBlic.
Në raportin e policisë, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 27.01.2025 – 19:15. Është arrestua i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.