Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte kanosur dy prindërit e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtine 11.01.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë (prindërit e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


