Lajme

Kanosi nënën, arrestohet prishtinasi

09/20/2022 08:32
nga:Astrit Gashi

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka kanosur nënën e tij.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.