Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti ka kanosur me thikë një grua.
I dyshuari raportohet se ka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte kanosur me një thikë viktimën femër kosovare”.
“I dyshuari raportohet se ka probleme psikike dhe është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.