Lajme

Kanosi e gjuajti me armë afër shtëpisë së policit, arrestohet një person

12/20/2021 10:56
nga:N M

Në orët e mbrëmjes së datës 19 dhjetor 2021, Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “kanosje”.

Kështu është bërë e ditur nga policia e Kosovës në Mitrovicë

I dyshuari, sipas policisë është arrestuar dhe ndaj tij është vendosur masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se i dyshuari e kishte kanosur zyrtarin policor lidhur me detyrën zyrtare, përveç kanosjes i dyshuari afër shtëpisë së zyrtarit policor kishte shtënë me armë në ajër.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, në vendin e ngjarjes janë gjete gëzhoja, ndërkohë është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë”
Ndaj të dyshuarit të arrestuar E. Xh.,44 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’, “përdorim i armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

I premtoi një votuesi 10 euro për ta votuar ish-kryetarin e Kamenicës, shtyhet seanca fillestare