Lajme

Kanosi disa persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

03/16/2026 09:52
nga:G B

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur disa persona.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtë me 16 fishekë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raportin e policisë.