Lajme

Kanosi dhe ofendoi avokatin mbrojtës gjatë seancës, arrestohet pejani

02/10/2022 10:30
nga:Y I

Një burrë ka kanosur dhe ofenduar avokatin e tij gjatë një seance në Pejë.

Siç njofton policia përmes raportit, i dyshuari është arrestuar pasi gjatë seancës gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ofendoi dhe kanosi viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Gjendet e mitura nga Fushë Kosova që u shpall e zhdukur, thotë se ishte me një të mitur