Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë kanosur një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë, 04.06.2021-17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë kanosur zyrtarin policor derisa ishte në detyrën zyrtare. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.


