Sporti

Kang-in Lee transferohet me shifër rekorde tek PSG, a do të largohet edhe Vedat Muriqi në merkaton e verës nga Mallorca?

06/14/2023 10:28
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Mallorcas është afër marrëveshjes më të madhe në historinë e klubit.

Skuadra spanjolle është pajtuar me PSG-në për të shituar yllin e skuadrës, Lee-Kang In, me PSG që është pajtuar të paguajë afro 22 milionë euro për të marrë shërbimet e koreanojugorit.

Ai ka bërë një sezon të shkëlqyer në Spanjë, duke dhënë paraqitje fantastike në krah të Vedat Muriqit, një dyshe që shkëlqeu dhe e ndihmoi Mallorcan të siguronte qëndrimin edhe për një vit në La Liga.

A mund të shitet edhe Vedat Muriqi gjatë merkatos së verës? 

GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar gazetarin më të afër të klubit të Mallorcas, Alberto Cercos, i cili tha se shitja e Muriqit nuk është në planet e klubit dhe ai do të qëndrojë tek Mallorca, pa asnjë dyshim.

Për Muriqin nuk kemi dijeni për ndonjë ofertë apo interesim real nga skuadrat e tjera. Ai do të qëndrojë këtu. Pa dyshim“, tha Cercos.

Sipas faqes ‘Transfermarkt’, vlera momentale e Vedat Muriqit është rreth 15 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/