Sporti

Kane: Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Kupën e Botës

11/12/2021 12:41
nga:E K

Shqipëria përballet sot me Anglinë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes me Shqipërinë ka folur sulmuesi anglez, Harry Kane, i cili tha se Shqipëria do jetë kundërshtarë i vështirë pasi kanë ende mundësi të kualifikohen.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështire dhe jemi gati për sfidën”.

“Mbrojtja e Shqipërisë: E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”, deklaroi Kane.

/GazetaBlic Sport/