Golashënuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka komentuar kohën e tij në Allianz Arena deri më tani, pasi ai iu bashkua bavarezëve në verën e vitit 2023 dhe ka 39 gola dhe 12 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat deri më tani.
“Po e shijoj shumë kohën time në Gjermani. Ishte një hap që më duhej në karrierë, një aspiratë e re, një sfidë e re dhe një ambient i ri dhe jam shumë i lumtur që mora këtë vendim”, shprehet anglezi.
“E ardhmja ime është në Bayern Munich. Kam një kontratë katër vjeçare. Po kënaqem dhe shpresoj të bëj diçka të veçantë këtë sezon. Nëse jo, do të jem gati të kthehem verën e ardhshme për të ndryshuar gjërat”, përfundoi ai.
Ndeshja e parë çerekfinale e Arsenalit dhe Bayern Munich përfundoi 2-2.
/GazetaBlic Sport