Showtime

“Kanë shpikur gjëra”, Graniti flet për herë të parë! Tregon cilët janë banorët që e zhgënjyen kur u largua nga BBV

11/27/2021 22:08
nga:G C

Ish-banori i shtëpisë së famshme “Big Brother Vip”, Granit Cana, vazhdon të komentohet ende në mediet rozë, raporton GazetaBlic.

Së fundi, ai ishte i ftuar në Prive ku foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe nuk harroi të tregonte se nga cilët banorë është zhgënjyer kur doli jashtë.

“Arditi dhe Arjola, për shkak se kanë shpikur gjëra për mua kinse më njohin por realisht me Arditin para “Big Brother” nuk kemi qëndruar bashkë asnjëherë. Ndërsa me Arjolën përmes shoqërisë kemi pirë kafe por nuk jemi njohur aq mirë”, tha Graniti.