Sporti

Kane shmang një dëmtim të rëndë, Bayern njoftoi se kur do të kthehet

02/19/2025 19:18
nga:Lorik J

Bayern Munich ka njoftuar gjendjen e golashënuesit më të mirë, Harry Kane, i cili u detyrua të largohej në barazimin 1-1 në shtëpi kundër Celtic në ndeshjen e dytë të raundit të play-off-it të Ligës së Kampionëve.

“Harry Kane do të duhet të pushojë nga stërvitja për ditët në vijim. Sulmuesi i Bayernit pësoi një goditje para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Celtic (1:1) të martën në mbrëmje. Ai duhej të zëvendësohej në pjesën e parë të ndeshjes me kampionët skocezë”, njoftuan bavarezët.

Reprezentuesi anglez mbetet në dyshim për ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, sipas gazetës Bild, e cila pretendon se Kane shpëtoi me një dëmtim të rëndë.

/GazetaBlic Sport