Lajme

Kanë rrjedhur mesazhe që zbulojnë se LVV qëndron pas peticionit për Murat Jasharin president

04/27/2026 10:58
nga:G B

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa është përfshirë në përpjekjet për shpërndarjen e peticionit për Murat Jasharin president, të iniciuar në formë virtuale dy ditë më parë.

Peticioni erdhi pikërisht në ditën e propozimit publik të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për Lëvizjen Vetëvendosje që të sigurohen votat për Vjosa Osmanin presidente.

Një mesazh që ka rrjedhur në media, të cilën e ka publikuar portali Nacionale, dëshmon se prapa peticionit qëndron Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Filiz Mustafa shihet në këtë komunikim derisa u bënë thirrje militantëve brenda një grupi në platformën Whatsapp për nënshkrimin dhe shpërndarjen e peticionit.

Deri të dielën në mesditë, peticioni kishte mbledhur mbi një mijë nënshkrime.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, anëtar i familjes simbol Jashari nga Prekazi, kishte refuzuar një propozim paraprak nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u zgjedhur President i Kosovës.

No description available.