Sporti

Kanë përfunduar pjesët e para të gjysmëfinaleve të Europa League, këto janë rezultatet

04/29/2021 21:52
nga:L J

Në Europa League po zhvillohen dy super takime.

Manchester United u befasua nga Roma, e cila e përmbysi rezultatin nga 1-0 në 1-2 në të mirë të saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimish shënoi, Bruno Fernandes për epërsinë e vendasve në minutën e 9’të të takimit.

Për të barazuar shifrat u përkujdes, Pellegrini i cili shënoi nga penalltia në minutën e 15’të.
Edin Dzeko shënoi për epërsinë e parë të Romës në këtë duel në minutën e 34’të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Kurse skuadra tjetër angleze, Arsenal është duke pësuar humbje me rezultat 2-0.

Për Villareal shënuan, Trigueros në minutën e 5’të dhe Raul Albiol në minutën e 29’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/