Shqipëria është afër kualifikimit në ‘Euro 2024’.
Kuqezinjtë janë shumë afër që ta sigurojnë për herë të dytë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, duke përsëritur historinë e vitit 2016, shkruan GazetaBlic Sport.
Natyrisht, në rast se kualifikimi konfirmohet, interesimi i shqiptarëve do të jetë i madh për të siguruar një biletë për vitin e ardhshëm, madje kjo gjë vetëm se është vëretuar deri më tash.
UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave duke vazhduar të vendosë tifozët në radhë të parë. Më shumë se 80% e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë. Biletat do të jenë në dispozicion nga 30 euro me 1 milion bileta në dispozicion për më pak se 60 euro.
Mbi 1.2 milionë bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori deri më 26 tetor 2023 dhe tifozët tashmë mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletave dhe të jenë gati për fillimin e procesit të aplikimit, aty ky mund edhe të zgjedhni Kombëtaren e Shqipërisë në interesin e juaj primar.
Biletat do të ndahen me një short dhe transparent. Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre ndërmjet 3 tetorit dhe 26 tetorit 2023.
Ata që nuk kanë sukses në aplikimin e tyre në fazën e shortit të tetorit 2023 do të futen automatikisht në programin “Tifozët të Parët”. Këta tifozë do të jenë të parët që do të informohen për disponueshmërinë e biletave të reja të Euro 2024.
Mbështetësit në grupin “Tifozët të Parët” do të kenë një periudhë prioritare ekskluzive për të blerë bileta të tilla sipas renditjes së tyre fillestare në llotari.
Këtu mund të aplikoni – LINKU.
/GazetaBlic Sport/


