Sporti

Kane komenton ndërhyrjen e tij ndaj Robertson: “Absolutisht nuk ishte për karton të kuq”

12/19/2021 22:05
nga:E K

Liverpool dhe Tottenham kanë luajtur baras.

Ndeshja pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e golave për Spurs ishin: Son dhe Kane, kurse për Liverpoolin shënuan Jota dhe Robertson.

Liverpool nga minuta e 78’të e takimit mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi realizatori i golit të dytë, Andy Robertson u përjashtua nga loja për ndërhyrje të ashpër në Emerson.Pas ndeshjes.

Pas ndeshjes, Harry Kane ka komentuar ndërhyrjen e tij në Andy Robertson për të cilën pati reagime të shumta që thonin se anglezi duhej të largohej.

Ai tha se ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq.

“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja topin”, ka thënë Kane.