Sporti

Kanë formë fantastike, Aston Villa shkruan histori në Premierligë

12/18/2023 11:39
nga:Lorik J

Sensacioni i Premierligës ka qenë padyshim Aston Villa e Unai Emery.

Skuadra ka arritur një tjetër fitore ndaj Brentfordit 1:2 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premier League. Kështu ata janë vetëm një pikë prapa liderit Arsenal dhe me pikë të barabarta me Liverpool-in.

Me këtë sukses, Aston Villa rishkruan historinë e klubit të tyre.

Për herë të parë në historinë 149-vjeçare të klubit, Aston Villa regjistroi 25 fitore në elitën e Anglisë në një vit kalendarik.

/GazetaBlic Sport