Lajme

“Kanë ekzistu edhe shtabe paralele të kandidatëve, të grupacioneve”, Blerim Latifi për rezultatin e partive opozitare

12/29/2025 21:52
nga:G B

Analisti Blerim Latifi duke komentuar rezultatin zgjedhor të ditës së djeshme në Kosovë, tha se PDK ka arritë të ruaj votën e saj, por sipas tij “ka pas mundësi me arritë rezultat më të mirë”.

Latifi tha se “me gjasë ka ndodhë fënomen i çuditshëm që përveç që kanë ekzistu shtabet zyrtare të partive, kanë ekzistu edhe shtabe paralele të kandidatëve të grupacioneve…Mbase kjo ka mundur me shkaku ndonjë joefektivitet e hutim tek zgjedhësit…”, tha Latifi.

Megjithatë sipas tij, PDK në këto zgjedhje “nuk ka pas rënie substanciale”.