Lajme

“Kanë dhënë betimin si deputetë, por ende presin shirita si ministra – le t’i çojë dikush në Gjykatë”

04/22/2025 22:59
nga:G B

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke theksuar mungesën e përgjegjësisë dhe vullnetit për konsensus nga ana e partive politike dhe deputetëve.

Sipas tij, Kosova sot ndodhet në një pozitë ku nuk ka bashkëbisedues serioz për Bashkësinë Ndërkombëtare.

”Kemi ardhur në një pozicion ku asnjë subjekt politik, asnjë deputetët nuk e merr asnjë hap për konsensus, neve sot po na mungojnë burrështetasit. Kemi nevojë që sot të arrijmë në atë pozicion ku Bashkësia Ndërkombëtare të gjej bashkëbisedues. Në cilësin e ministrit, po prejnë shirita, a kanë dhënë dorëheqje a s’kanë dhënë, shpresoj që dikush t’i hedh në Gjykatë Kushtetuese, e kanë dhënë betimin e deputetit dhe prap janë ministra”, tha Kasapolli.