Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit çek i cili kërkoi falje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavisë.
Kandiq shkroi se Presidenti i Çekisë akoma nuk ka dëgjuar që ushtria dhe policia serbe pa mëshirë ka vrarë mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë.
“Presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Jugosllavisë dhe “ka zgjidhur traumën e tij shumë vjeçare” me këtë kërkim falje. Disa vite kanë kaluar dhe ai akoma nuk ka dëgjuar që ushtria dhe policia e po asaj Serbie ka vrarë pamëshirshëm mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë”, shkroi ajo.
Ndryshe Presidenti i Çekisë, Milos Zeman kërkoi falje për përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës 1999.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë,” tha Zemani të martën gjatë një vizite zyrtare të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Pragë.
Zeman, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 1998 dhe 2002 para se të merrte detyrën e presidentit në vitin 2013, tha se vendi i tij ishte “i fundit” në kuadër të NATO-s që dha miratimin për fushatën.
Zeman është përballur me protesta në vendin e tij për afërsinë e tij me Rusinë.
LEXO EDHE: