Lajme

Kandidimi i Haxhiut dhe Gërvallës, Kadrijaj: Lojë politike, saktë e dinë se kë nuk e votojmë

08/21/2025 13:49
nga:Sh R

As pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk e konstituuan Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në vazhdimin e seancës, më 20 gusht, dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk i morën 61 votat e nevojshme.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë se propozimet e LVV janë një lojë politike sepse sipas saj ata e dinë saktë se kë nuk e votojnë partitë opozitare.

“Loja politike, saktë e din kënd nuk e votojmë”, tha ajo për GazetaBlic.