Lajme

Kandidimi i djalit të tij për deputet nën siglën e AAK-së- Flet për “Gazeta Blic”, Ramiz Kelmendi!

11/24/2024 22:02
nga:Y I

Ditët e fundit në media doli lajmi se Egzon Kelmendi, djali i afaristit Ramiz Kelemendi do të kandidojë për deputet nën siglën e AAK-së.

Ai tha se e mbështet kandidimin e tij edhe pse i njëjti përzgjodhi një subjekt ndryshe nga ku bënte pjesë ai.

“Unë jam i kënaqur që Egzoni e ka përzgjedh një parti politike. Përzgjedhja e tij ka të bëjë ekzluzivisht me afërsinë dhe miqësinë që ia kanë ofru edhe Ramushi edhe Dauti. Mund të themi se djali gjithmonë e ka gjet një mbështetje kur ka shku në Prishtinë në vazhdimësi. Mua më ka thënë babi mua më pëlqen, ndoshta po dallohemi pak politikisht, por i thash të kam djal dhe tani duhet me të mbështet. Unë besoj se ai do të jep mundësi të thith idetë e mia që së paku të jep një pikë pozitive në parlamentin e Kosovës. Parlamenti i Kosovës duhet me qenë spektër i profesionistëve.Nuk bën mos me qenë në parlamentin e Kosovës ndonjë pronar i mediave” tha Kelemendi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.