Kandidatja e LDK-së për Kryetare të Komunës së Ferizajt Sibel Halimi, vizitoi bletarinë “Grainca” e cila menaxhohet nga një vajzë e suksesshme në ndërmarrësi.
Halimi gjatë vizitës në bletari, dëgjoi për sfidat që Albulena i ka në fushën e bletarisë dhe nevojën për mbështetje nga institucionet.
“Vajzat si Albulena më mbushin me shpresë. Çfarë punëtore” shkroi Halimi në facebook.
Postimi i plotë:
Vajzat si Albulena më mbushin me shpresë. Çfarë punëtore.
Falë angazhimit mbresëlënës të Albulenës, mjalti i bletarisë “Grainca”, njihet ndërkombëtarisht për cilësinë e tij, të provuar me shumë çmime në garat më prestigjioze mbi cilësinë e mjaltit.
Albulena menaxhon me bletarinë “Grainca”. 480 shoqëri bletësh, të cilat në vitë nxjerrin mbi 2.800 kilogram mjaltë. Janë ndër prodhuesit e rrallë të qumshtit të bletës, e cila ka veti jashtëzakonisht shëruese.
Ferizaj ka shumë gra dhe vajza ndërmarrëse të suksesshme, atyre u nevojitet mbështetja institucionale ?


