Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Janina Ymeri, tha se po pyetet “qysh je” pasi partia e saj shënoi rezultat të dobët në zgjedhjet e sotme parlamentare.
“Po m’pyesin qysh je? Gjallë, n’Kosovë, edhe e fortë bile”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Ymeri në këto zgjedhje garoi për herë të parë për deputete.
Për rezultatin e dobët të LDK-së, përgjegjësi mori edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili tha më herët në një konferencë për media se edhe dorëheqja e tij është në diskutim.


