Lajme

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, keqpërdorë fëmijët për fushatë zgjedhore (VIDEO)

01/18/2025 18:27
nga:Sh R

Përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri. Një gjë të tillë e ka bërë kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Anila Reçica e cila ka keqpërdorur fëmijët ku ishte prezente në një fushë të sportit derisa fëmijet kryejnë stërvitjet e tyre, raporton GazetaBlic.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Lipjan, ka reaguar ndaj këtij rasti ku thonë se manipulimi me fëmijë gjatë fushatës zgjedhore është i papranueshme dhe i ndaluar me legjislacionin në fuqi.

“Manipulimi me fëmijë në çdo aktivitet gjatë fushatës zgjedhore është është i papranueshëm dhe njëkohësisht i ndaluar me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Tutje nga PDK thonë se do ti përdorin të gjithë mekanizmat ligjor për ta aneksuar këtë rast, ku ftojnë organet kompetente që të marrin masaj ndaj këtyre veprimeve të ulëta dhe të paligjshme.

GazetaBlic ka siguruar videon në të cilën Anila Reçica, ka keqpërdorur fëmijët.

Video: