Sporti

Kandidati surprizë: Niko Kovac opsion për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin

10 muaj më parë
nga:E K

Ndër skuadrat e mëdha evropiane që kërkojnë një trajner nga vera e ardhshme është edhe klubi i Liverpool-it.

Klopp ka njoftuar tashmë prej disa kohësh se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Anfield dhe sipas asaj që raporton Daily Mail ka edhe një kandidat surprizë për ta zëvendësuar gjermanin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është kroati Niko Kovac, i cili është i lirë pas largimit nga Wolfsburg pak më shumë se një muaj më parë.

Agjentët e Kovac, kanë qenë së fundmi në Londër dhe besohet se kanë eksploruar mundësi për klientin e tyre, ndërsa Reds po vazhdojnë kërkimet e tyre të gjithanshme, me kandidatë të ndryshëm nën objektivin e tyre.

Favoriti gjithsesi mbetet Ruben Amorim i Sporting Clube de Portugal, me të cilin, sipas shumëkujt, Liverpool tashmë ka arritur një marrëveshje verbale në parim për kontratën dhe për të cilën Reds do të duhet t’i paguajnë klauzolën e parashikuar klubit portugez.

/GazetaBlic Sport/